Zhegrova: Krenar me këtë ekip!

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova ka ndryshuar.

Pak ditë pas paraqitjes pozitive në Superligën e Turqisë, ai bëri ndeshje të mirë edhe në Europa League, ku Baseli e mposhti 2-1 Getafen.

Zhegrova ishte titullar dhe luajti 88’ minuta, kur u zëvendësua me Afimico Pululu.

Pas ndeshjes, si rrallë herë në të kaluarën, Zhegrova ka postuar foto të ekipit në Instagram, duke falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Krenar me këtë ekip, faleminderit gjithë tifozëve, ishit të mrekullueshëm. Baseli në rundin tjetër të Europa League”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Kujtojmë se postimi i sotëm është vetëm i treti në llogarinë e 20-vjeçarit që duket se ka vendosur të lë anash jetën luksoze dhe të fokusohet në atë për të cilën ka lindur, në futboll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...