Futbollisti me përvojë spanjoll mund ta vazhdojë karrierën jashtë kontinentit evropian
Pedro Rodriguez po e shikon mundësinë e largimit nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Dorsal”, përcjell Gazeta Express.
Futbollisti spanjoll flitet se mund ta vazhdojë karrierën jashtë kontinentit evropian.
Interesim për sulmuesin e krahut kanë shfaqur klubet nga Kina.
Por, gjiganti turk Fenerbahçe është i interesuar po ashtu për sulmuesin e rrezikshëm.
Ish-futbollisti i Barcelonës i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Premierligë me Chelsean këtë sezon pasi trajneri Frank Lampard ka preferenca të tjera. /Gazeta Express/


