Këshilltarët e Partisë Demokratike të Kosovës ,sot në seancën e radhës të Kuvendit Komunal , kanë votuar kundër Buxhetit për vitin 2016, të planifikuar nga kualicioni aktual qeverisës në komunën e Lipjanit.Për mangësitë dhe mosmbështetjen e këtij buxheti nga ana këshilltarëve të PDK-së ,para asambleistëve ka elaboruar shefi i grupit ,z. Florent Hoxha .Ai më tej ka thënë se :Në kuadër të qeverisjes lokale buxheti përfshinë dhe paraqet një plan të përgjithshëm financiar ,i cili specifikon të hyrat dhe shpenzimet për një periudhë njëvjeçare e më gjatë,si dhe për arritjen e synimeve dhe objektivave të organizatave buxhetore. Procesi buxhetor ka të bëjë me ndarjen e resurseve për programet dhe shërbimet e caktuara, prandaj edhe konsiderohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme të institucioneve qeverisëse. Një proces buxhetor i integruar mirë rezulton me vendime më të mira financiare, duke ndikuar kështu pozitivisht në funksionimin e përgjithshëm të institucionit
Por,përkushtimi për të keq, për buxhetin e vitit 2016, partnerët e këtij kualicionit qeverisës aktual ne komunën e Lipjanit si dhe duke ju munguar vullneti për shpërndarjen e buxhetit ne mënyrë proporcionale dhe sipas nevojave te qyterëve, lirisht mund të themi se ky është buxhet politik .Kjo gjë duket qartë në çdo faqe të këtij buxheti.Se investimet kapitale për vitin 2016 janë shpërndar jo sipas nevojave të qytetarëve por sipas nevojave politike e elektorale të kualicinit qeverisës .
Propozim buxheti i këtij viti shifet se është në trendin e rritjes nga viti në vit kështu që në vitin 2016 do të kemi, 12 943.000 pra afro rreth 13 milion , por nga pushtetarët ka tendencë të zvoglimit në planifikimin e investimeve kapitale, që do të përfitonin qytetarët lipjanas drejtpërsëdrejti. Në retrospektivë po të bëjmë krahasimin e planifikimit nga viti 2009 deri në vitin 2012 dhe planifikimin e këtij viti në tri kategori kryesore: mallra dhe shërbime ,subvencione dhe transfere dhe investime kapitale vërejmë se:
Në vitin 2009 nga buxheti prej 7.454.000
Mallra dhe shërbime ishin ,534.000
Subvencione dhe transfere ishin ,112.000
Investime kapitale ,2.325.000 apo 35% e buxhetit total.
Në vitin 2010 buxheti total ishte 8.456.000
Mallra dhe shërbime ,523.000, siç shifet nuk ka pas rritje
Subvencione dhe transfere ,80.000 edhe në këtë kategori buxhetore nuk ka pas rritje
Investimet kapitale, 2.986.000 rreth 3 milion apo mbi 35% e buxhetit në total
Në vitin 2012 kemi një rritje buxhetore prej ,11.460.000
Mallra dhe shërbime ,567.000 ku vërehet një rritje e vogël
Subvencione dhe transfere ,83.000 edhe këtu kemi një rritje të vogël
Investime kapitale ,3.958.000 pra afro 4 milion apo 38% të buxhetit ,që vërehet se kemi një rritje për afro 1 milion në këtë kategori.
Ndërsa planifikimi i buxhetit për vitin 2016 nga pushteti aktual është rreth 13 milion e i cili është më i madh krahasuar me vitin 2012 për 1.5 milion.
Mallra dhe shërbime 722.630 ,rritje për 200.000 karshi vitit 2012
Subvencione dhe transfere, 329.000 ,rritje për 240.000 apo 240% karshi vitit 2012
Investime kapitale ,3.074.000 apo shprehur në përqindje rreth 25% të buxhetit , 1 milion euro më pak se në vitin 2012 ose shprehur në përqindje 18% më pak se në vitin 2012.
Pra ,siç shifet në krahasimet e buxhetit të vitit 2016 dhe viteve të mëparshme, të qeverisjes së kaluar edhe për kundër rritjes buxhetore në kategorit e mallra e shërbime dhe subvencione e transfere nuk ka pas rritje në lluksin e pushtetarëve por kemi pasur rritje në investime kapitale deri në 40% gjë që kanë përfituar drejtpërsëdrejti qytetarët lipjanas.
Ndërkaq ,buxheti i planifikuar për vitin 2016 nga pushtetarët aktual i cili ka rritje mbi 1.5 milion euro ,por zvoglim të investimeve kapitale nga 38% e buxhetit sa ishte në vitin 2012 në 25% apo shprehur në përqindje 13% më pak.
Aq më keq, duke e rritur përqindjen e mallrave dhe shërbimeve, për 200.000 euro ose shprehur në përqindje 35% dhe subvencione e transfere nga 100.000 në 300.000 euro, shprehur në përqindje mbi 200% , lirisht këtë planifikim buxhetor mund ta quajm buxhet të lluksit dhe qefeve të pushtetarëve e buxhet i varfërisë së qytetarëve.
Buxhet i tekeve dhe qefeve të pushtetarëve
Nga 39 projekte sa janë planifikuar .tri projekte janë në Gadime të Ulët-Babush se janë nënkryetari dhe dy drejtor nga kjo trevë.
Banull-Gllogovc, janë planifikuar 6 projekte se është nënkryetari nga Banulla.
Rufc i Ri,Rufci i Vjetër,Ribar i Vogël,Hallaqi Vogël,janë planifikuar 4 projekte sepse drejtori i buxhtit dhe financave është nga kjo trevë.
Dobrajë e madhe,Magurë,Qylagë janë paraparë 5 projekte për ta nderuar Kryesuesen dhe Kryetarin që janë nga kjo trevë.
Se është bërë shpërndarje politike e buxhetit, mjafton të shihni vendvotimet që tradicionalisht votojnë PDK-në si; Shala, Krojmiri, Resinovci, Kraishta, Topliqani pa asnjë projekt, poashtu Ribari i Madh, që qëllimisht është futur me një projekt trotuari sa për të tentuar mbulimin e kësaj paudhësie. Lihen anash po për qëllime politike Gadimja e epërme dhe Janjeva, si vërejtje politike.
Nga 39 projekte, 18 janë nën vleren 50.000 eurove, 9 projekte janë vazhdim i projekteve të viteve të kaluara dhe një projekt është pa emër në Lipjan i cili titullohet asfalltimi i rrugëve në qytetin e Lipjanit dhe ka vleren më të madhe me 241.000 euro, pa i përcaktuar emrat e rrugëve që u jep hapësir ekzekutivit për manipulim politik me qytetarët, apo ,kushtëzim për përcaktim politik për investime dhe nga 39 projekte 8 sosh janë projekte trotuarësh!
Siç vërehet, nuk ka asnjë projekt në bashkfinancim me ministritë për vitin 2016!
Është viti i tretë i këtijë ekzekutivi dhe nuk ka asnjë projekt në bashkëfinancim, projektet e 5 shkollave në përfundim janë të ekzekutivit të kaluar, me ministrin e arsimit.Ky pushtet nuk kanë asnjë projekt në bashkfinancim, madje nuk kanë as planifikim për investim në infrastruktur shkollore as në 2016 në shnëndetsi asnjë projekt, po me fondet e bashkimit evropian! Asnjë projekt ,projekti i biblotekës së qytetit është meritë e pushtetit të kaluar.
Me fondet e USAID-it asnjë projekt , projekti i ujësjellsit në Rubovc e Kojskë janë vazhdimësi dhe meritë e pushtetit të kaluar ne bashkëfinancim, po në fondin e ujrave gjermane ,zvicrrane ska projekte, thjesht kjo tregon paaftësin e këtij pushteti.Andaj ,qytetarë të nderuar lipjans vlerësoni vet se ky buxhet , lirishtë mundë të quhet buxhet i lluksit pushtetar,buxhet i kualicionit qeverisës ,buxhet i trotuarëve,buxhet i varfërisë,por kurrsesi buxhet komunal i qytetarëve të Lipjanit.


