Ofendimet e Mourinhos – largohet doktoresha e Chelseat

PUBLIKUAR

Doktoresha e Chelseat, Eva Carneiro, ka vendosur të largohet nga klubi, gjashtë javë pas kritikave të trajnerit Jose Mourinho.

42-vjeçarja ishte ulur në pozitë pas deklaratave të portugezit se stafi mjekësor i Bluve ishte naiv në trajtimin e Eden Hazard në barazimin (2-2) ndaj Swanseas më 8 gusht.

Klubi i kishte kërkuar Carneiros të kthehej në punë, por ajo ka vendosur të mos e bëjë këtë dhe është duke menduar të ngrejë padi.

Federata Angleze e Futbollit është duke e shqyrtuar një ankesë se Mourinho ka përdorur fjalor abuziv dhe gjinor kundrejt saj.

Nga Chelsea thonë se nuk i komentojnë çështjet e brendshme të klubit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...