Lippi: Allegri do t’i përshtatej Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Trajneri i njohur italian, Marcello Lippi e “shtyn” bashkëkombësin e tij drejt “Djajve të Kuq”

Massimiliano Allegri do të ishte njeriu ideal për ta marrë në dorë ekipin e Manchester Unitedit nëse largohet Ole Gunnar Solskjaer.

Të paktën kështu mendon trajneri i njohur italian, Marcello Lippi, shkruan Gazeta Express.

Trajneri norvegjez është vënë nën presion pas formës së zbehtë që po e shfaqin “Djajtë e Kuq” dhe Solskjaer pritet të shkarkohet nga gjiganti anglez.

Nga ana tjetër, Allegri është i papunë që kur u nda nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.

Prandaj, Lippi mendon se me Allegrin, United do të mund të këndelleshin.

Normalisht, me disa përforcime që do t’i bënin në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...