Autogoli qesharak i portierit të Chelseat kundër Ajaxit

PUBLIKUAR

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, e shënoi një autogol të çuditshëm që është bërë viral në rrjetet sociale, në ndeshjen e së martës kundër Ajaxit, që përfundoi me barazim në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi holandez Ajax kishte qenë duke fituar me rezultat 4:1 kundër Chelseat në Stamford Bridge të martën, mirëpo ndeshja përfundoi me barazim, pasi Daley Blind dhe Joel Veltman u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutën e 68-të të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Portieri Kepa Arrizabalaga u mposht nga bashkëlojtari i tij Tammy Abraham qysh në fillim të ndeshjes, pasi që ylli i ri i Chelseat shënoi autogol vetëm pas dy minutave lojë, kur e devijoi një gjuajtje të lirë.

Megjithatë, vetë portieri spanjoll e pati një incident edhe më turpërues më vonë gjatë ndeshjes, kur shënoi autogol me kokë, pasi topi u kthye në drejtim të tij pasi e goditi shtyllën e portës, pas një goditjeje të bukur nga Hakim Ziyech i Ajazit.

Out Of Context Football@nocontextfooty

Embedded video

35K people are talking about this

ZWODDEYT™@ZWODDEYT

Ziyech Brilliant Freekick Ajax vs Chelsea 3-1
Wtf

Embedded video

236 people are talking about this

Ndeshja përfundoi me rezultat 4:4, pasi, përveç dy autogolave, për Ajaxin shënuan edhe Quincy Promes dhe Donny van de Beek. Ndërsa, për Chelsean shënuan Cesar Azpiliciueta, Reece James dhe dy penallti të shënuara nga Jorginho. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...