LeBron James me “triple-double” ia jep Lakers fitoren kundër Bulls

PUBLIKUAR

LeBron James e regjistroi një “triple-double” me 30 pikë, 10 kërcime dhe 11 asiste, duke i ndihmuar Los Angeles Lakers ta përmbysë deficitin prej 19 pikësh në fund të çerekut të dytë për të siguruar fitore 118:112 kundër nikoqirit Chicago Bulls, të martën.

Quinn Cook i shtoi edhe 17 pikë të tjera nga stoli për Los Angeles, që e fitoi ndeshjen e gjashtë radhazi. Anthony Davis e mbylli ndeshjen me 15 pikë, shtatë kërcime dhe tri bllokime në kthimin e tij në vendlindje. Lakers e mori epërsinë në çerekun e katërt, kur i shënoi 38 pikë në krahasim me 19 të Bulls, transmeton Gazeta Express.

Zach LaVine ishte më i miri te Bulls me 26 pikë të shënuara, 50 për qind saktësi, ndërsa i bëri edhe shtatë kërcime dhe shtatë asiste. Otto Porter Jr. dhe Coby White i shënuan nga 18 pikë, ndërsa Wendell Carter Jr. e arriti një “double-double” me 11 pikë dhe 11 kërcime.

Cook e shënoi një trepikësh nga afër qoshes së majtë për ta barazuar rezultatin në çerekun e katërt, kur Lakers shkoi në një ecuri 16:0, që e dërgoi rezultatin në 96:93 në favor të Lakers me 8:12 minuta të mbetura në çerekun e katërt.

Celtics 119, Cavaliers 113

Gordon Hayward  e arriti rekordin e karrierës së tij me 39 pikët e shënuara për Boston in, që arriti të shënojë fitore në Cleveland. Hayward u tregua i saktë në të gjitha nëntë gjuajtjet që i tentoi gjatë pjesës së parë.

Hayward e mbylli ndeshjen me 17 nga 20 gjuajtje të sakta nga fusha dhe i shtoi edhe tetë asiste dhe shtatë kërcime për t’i mposhtur Celtics në fitoren e tyre të pestë radhazi.

Hornets 122, Pacers 120

Devonte Graham, i faulluar në një tentim për trepikësh, u tregua i saktë në dy nga tri gjuajtjet e lira dhe e zhbllokoi rezultatin kur kishim mbetur vetëm edhe 1.7 sekonda lojë në çerekun shtesë të ndeshjes, që Charlotte e fitoi si mysafire në Indiana.

Nuggets 109, Heat 89

Jamal Murray i shënoi 21 pikë, Will Barton i kishte 15 pikë dhe dhjetë kërcime në kthimin e tij në formacionin e parë, duke ndihmuar që Denver ta mposhtë Miamin për 20 pikë.

Jimmy Butler e kryesoi Miamin me 16 pikë të shënuara. Kelly Olynyk i kishte 13, Kendrick Nunn 1 dhe Justice Winslow dhe Meyers Leonard i kishin nga dhjetë për Heat, të cilëve u përfundoi ecuria prej tri fitoreve radhazi.

Hawks 108, Spurs 100

Trae Young u kthye nga një lëndim i kyçit të këmbës dhe i shënoi 28 nga 29 pikët e tij në pjesën e dytë të ndeshjes, të cilët Atlanta e fitoi si mysafire kundër San Antonios.

Young ishte 50 për qind i saktë në trepikëshe dhe i arriti edhe 13 asiste. Ai i shënoi 16 pikë në çerekun e katërt të ndeshjes. Hawks po luante pa John Collins, që është suspenduar për 25 ndeshje shkaku se i shkeli rregullat e NBA kundër përdorimit të drogës.

San Antonio i mori 22 pikë nga DeMar DeRozan, 17 pikë nga Bryn Forves dhe 16 nga Patty Mills. Trey Lyles i arriti 12 kërcime. Spurs i kanë humbur tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit.

Thunder 102, Magic 94

Shai Gilgeous-Alexander i shënoi 24 pikë dhe Chris Paul i shtoi 20 pikë të tjera, duke ndihmuar që Oklahoma City të shënojë fitore në shtëpi për ta vazhduar dominimin ndaj Orlandos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...