Modelja Angela Martini, e cila është shndërruar në shkrimtare, ka paralajmëruar fansat e saj se libri i saj “Love, Hope, Light” do të përkthehet në gjuhën shqipe dhe do të bohet gjatë këtij viti në Tiranë
Angela Martini ka filluar karrierën e saj si shkrimtare, duke pauzuar kështu nga modelingu.

Tashmë libri i saj “Love, Hope, Light” është botuar për tregun amerikan dhe shqiptarja synon një treg me të gjerë.
“Jam e ngazëllyer që t’ju njoftoj se libri i imë, “Love, Hope, Light”…i shkruar më shumë dashuri, shpresë dhe dritë, do të botohet edhe në gjuhën shqipe në Panairin e Librit në Tiranë në stendën e Shtëpisë Botuese Dudaj. Eja me shihni dhe merrni librin e nënshkruar nga unë! Do të jem aty më 13-të, 14-të dhe 15 nëntor”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/









