Lë emisionin për shkak të shtatzënisë, ja kush do e zëvendësojë Vilma Mashan

PUBLIKUAR

Një vit pasi u martua, u bë i ditur lajmi se moderatorja e njohur Vilma Masha është në pritje të ëmbël. Prej vitesh ajo ka moderuar emisionin sportiv “Gol pas goli” duke mos u shkëputur asnjë moment nga ekrani. Mirëpo me shtatzëninë gjërat kanë ndryshuar.

Vilma do të heqë dorë për pak kohë nga emisioni për t’u kujdesur për veten dhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Burime pranë ‘Supersport’ kanë zbuluar se vendin e moderatores do e zërë për pak kohë një gazetare që e njeh mirë sportin.

Më pas emisioni “Gol pas Goli” do të ndërpritet për një muaj e gjysmë për shkak të pauzës dimërore të klubeve dhe kur të rifillojë Vilma do të rikthehet sërish.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...