25 vjet burgim për vrasjen në kazinon e Lipjanit

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P. për veprat penale grabitje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 viteve i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 3.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 euro.

“Më datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix”, A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, kishte hyrë në kazino ku kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar tashmë të ndjerit F.A. duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ia dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe paratë tjera”.

“A.P. më pas kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë 2700 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...