Lipjani shpallet komuna më e mirë e vitit 2015, Ahmeti organizoi koktej rasti për asamblistët

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, të martën, kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat partnere të projektit DEMOS.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, të martën, kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat partnere të projektit DEMOS.
Në ceremoninë e Shpërblimeve për grantet e bazuara në performancën më të mirë të 17 komunave të Kosovës partnere të projektit DEMOS, u ndanë grande për gjashtë komunat më të mira, tri komuna me performancën më të mirë dhe tri tjera me përmirësimin e komunave.
Shpërblimin si Komuna më e mirë për vitin 2015 për përmirësimin më të mirë të Komunës, mori Komuna e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti pasi që treguar lajmin për shpërblimin si Komuna më e mirë për vitin 2015, ka shpërblyer asamblist e Komunës Lipjanit po ashtu edhe kabinetin e tije me një koktej rasti ne Bufen e Komunës Lipjanit.

Ku me këtë rast, ambasadorja Zvicrës në Kosovë Krystyna Marty Lang, ka përgëzuar Kryetarin Imri Ahmeti, për të arriturat dhe njëkohësisht i ka ndarë shpërblimin.”, thuhet në njoftimin  e Komunës Lipjanit. /LipjnaiNEWS/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...