Komuna e Lipjanit ka njoftuar se me vendim të Drejtorisë së Administratës Komunale që nga nesër do të ndalohet hyrja në parkingun e oborrit të komunës për të gjitha mjetet me tabela private.
Njoftimi plotë nga Komuna:
Njoftim
Me vendim të Drejtorisë së Administratës Komunale që nga nesër do të ndalohet hyrja në parkingun e oborrit të komunës për të gjitha mjetet me tabela private. Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është përgaditja e terenit për fillimin e punimeve të objektit të ri të Administratës Komunale të Lipjanit.


