Reali i ka gati 130 milionë euro për Salah

PUBLIKUAR

Klubi madrilen po planifikon të përforcohet në krahun e djathtë të sulmit për sezonin e ardhshëm dhe ylli i Liverpoolit shihet si opsioni ideal për ta zëvendësuar Gareth Balen, që pritet të largohet nga Madridi

Real Madridi po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës së ardhshme, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” i kanë bërë gati 130 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”.

Ylli egjiptian po e konsideron mundësinë e lëvizjes drejt “Santiago Bernabeut”, ndërsa “Los Blancos” janë në kërkim të zëvendësuesit të Gareth Bale, i cili pritet të largohet gjatë verës së ardhshme.

Salah i ka realizuar 5 gola në 10 ndeshje në Premierligë këtë sezon me Liverpoolin.

Viteve të fundit, Salah është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...