Mandzukic e do rikthimin në Bayern

PUBLIKUAR

Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit. Interesim për sulmuesin kroat ka shfaqur Manchester Unitedi, por duket se ai e preferon më shumë rikthimin në Bayern Munich

Mario Mandzukic është i vendosur të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kroat nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin torinez dhe e ka paralajmëruar largimin gjatë dimrit.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, përfaqësuesi kroat është i vendosur të rikthehet në Bayern Munich.

Interesim për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur Manchester Unitedi, i cili e do atë për pjesën e dytë të sezonit.

Por, duket se Mandzukic më shumë do ta preferonte një tjetër eksperiencë në Gjermani me Bayernin.

Mandzukic ka përfunduar në bankinë tek Juve pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon më shumë sulmuesin Gonzalo Higuain. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...