Mbappe iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i huazuar nga Monaco fillimisht në vitin 2017, para se klubi parisien të blinte përfundimisht për 145 milionë euro, plus 35 milionë të tjera bonuse, transmeton Gazeta Express.
Për të kaluar në PSG, Mbappe e kishte refuzuar Real Madridin por me bindje që një ditë do t’i bashkohej edhe gjigantit spanjoll.
“Ai më tha: ‘Vadim, thellë brenda meje, e ndiej se është tepër herët të shkoj në Real Madrid’. Kam luajtur vetëm një vjet në vendin tim. Unë jam parisien, nuk dua të largohem nga vendi im kështu’”, tha Vasilyev.
“Dua të bëhem lojtar i madh këtu. Real Madridi do të presë, kështu mendoj unë”, i kishte thënë Mbappe ish-zëvendës presidentit të Monacos atë botë. /Gazeta Express/


