Keylor Navas qau për Realin

PUBLIKUAR

Keylor Navas qau pasi dështoi largimi i tij nga skuadra madridlene.

Reprezentuesi i Kosta Rikës pritej që të kalonte tek Manchester United për të zëvendësuar David De Gean, i cili ishte pranë transferimit te Real Madridi.

Por, marrëveshja nuk u arrit në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës dhe për pasojë, Navas mbeti në Madrid, ndërsa spanjolli në Manchester, transmeton Telegrafi.

“Kurrë nuk kam dashur të largohem nga Madridi. Agjenti më tha që të qëndroj pranë telefonit. Ne shkuam në aeroport. Megjithëse kurrë nuk hipa në aeroplan, isha në dhomën e pritjes”, tha Navas.

“Mendova që nëse Zoti do që të largohem nga Madridi, kjo do të ishte për të mirën time. Qava kur e kuptova që do të qëndroja, pasi kisha shumë emocione, nuk doja që të largohesha. Madridi është shtëpia ime”, ka zbuluar prapaskenat portieri numër 1 i realit, i cili në katër ndeshjet e para kampionale dhe një në Ligën e Kampionëve, ende nuk ka pësuar gol. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...