Pamje: Alvarez e rreh Kovalevin me nokaut brutal, e fiton titullin në WBO

PUBLIKUAR

Saul ‘Canelo’ Alvarez e ka fituar titullin WBO në kategorinë e lehtë të boksit profesionist, pasi e rrahu brutalisht Sergey Kovalevin me një nokaut shkatërrues në rundin e 11-të të shtunën në Las Vegas.

Një e djathtë direkte në rundin e 11-të e hodhi Kovalevin në dysheme, duke ia fituar meksikanit titullin WBO në kategorinë e lehtë, transmeton Gazeta Express.

29-vjeçari i kishte kapërcyer dy divizione për t’u përballur me rusin 36-vjeçar në këtë meç.

Lufta ishte goxha e barabartë deri kah fundi, kur Canelo shpërtheu dhe i dha fund meçit me një të djathtë brutale.

Me këtë, Canelo ka fituar tituj të botës në katër divizione të peshave të ndryshme. /Gazeta Express.

🏆🏆🏆🏆

Embedded video

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...