Bale dhe James shkaktojnë polemika me veprimin e tyre në barazimin e Realit me Betisin

PUBLIKUAR

Gareth Bale dhe James Rodriguez kanë shkaktuar polemika pas barazimit të Real Madridit me Real Betisin, pasi u larguan nga stadiumi Santiago Bernabeu para se ndeshja të përfundonte.

Trajneri Zinedine Zidane nuk qe në gjendje të llogarisë në ta për këtë ndeshje për shkak se James ishte bërë baba për herë të dytë, ndërsa Bale vuante nga një lëndim, transmeton Gazeta Express.

Por dyshja ka shkaktuar polemika shkaktoi polemika duke mos e pritur fishkëllimën e fundit të gjyqtarit të shtunën.

Derisa Madridi po e kërkonte golin e fitores, Bale dhe James u larguan nga stadiumi 10 minuta para se ndeshja të mbyllej.

Të dy lojtarëve u ishte kërkuar të ishin prezentë në stadium për ta parë ndeshjen, edhe pse nuk ekziston ndonjë kusht specifik që thotë se ata duhet patjetër ta presin fishkëllimën e fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...