Lukaku ia dhuron Interit fitoren dhe kreun e Serisë A

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku me dy golat e tij ia siguroi Interit fitoren me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Bolognas, si dhe pozitën e parë në kreun e tabelës së Serisë A, të paktën deri në ndeshjen e Juventusit me Torinon, që nis sonte në orën 20:45.

Interi e dominoi ndeshjen lehtësisht me posedim të topit e më bindshëm me numrin e rasteve të krijuara për të shënuar gol, megjithatë e gjeti veten në vështirësi qysh në fillim të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Bologna kaloi në epërsi në minutën e 59-të të ndeshjes, përmes një goli të shënuar nga Roberto Soriano nga jashtë zonës së 16-metërshit.

Interi iu përgjigj me gol të shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 75-të, pasi topi i erdhi te këmbët sulmuesit belg pas një rrëmuje të krijuar në zonën e portierit.

Lukaku ishte heroi i natën pasi që arriti ta shënojë edhe golin e fitores, nga pika e penalltisë, në minutën e 90+2’ të ndeshjes, duke bërë që zikaltrit e Antonio Contes të vazhdojnë t’i bëjnë presion Juventusit.

Pas kësaj fitoreje, Interi radhitet në pozitën e parë në tabelën e Serisë A, me 28 pikë të fituara nga 11 ndeshjet e para të zhvilluara. Megjithatë, Juventusi mund t’ia marrë sërish Interit kreun e ligës, nëse siguron fitore kundër Torinos.

Tani, djemtë e Contes e kanë para vetes sfidën me Dortmund në Gjermani, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në mesjavë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...