Zidane: Nuk kam ‘Plan A’ apo ‘Plan B’

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka përsëritur se nuk ka ‘Plan A ose Plan B’, dhe se gjithmonë nxjerr në fushë skuadrën që mendon se është më mirë për kundërshtarin që ka përballë.

Zizu njihet si një trajner që bën shumë rrotacione, nganjëherë lë 7 apo 8 lojtarë të ekipit të parë në shtëpi, duke inkuadruar shumicën që qëndrojnë më shumë në stol.

Por, kjo, sipas Zizu, nuk ka të bëjë asgjë me ‘Plan A apo Plan B’.

“Ka lojtarë që janë më të mirë dhe më të dobët”, u shpreh Zizu. “Nuk kam Plan A ose Plan B”.

“Çdo tri ditë kam lënë jashtë lojtarë me kualitete dhe do të ndodhë sërish, kjo më mërzit më së shumti. Tentoj të zgjedh më të mirët, por mund të ndryshojmë. S’më pëlqen të thuhet ekipi A ose ekipi B apo C. Nuk është e vërtetë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...