Valverde, mesfushori 21-vjeçar që po e impresionon Zidanin

PUBLIKUAR

Zidane është i lumtur me punën që po bën Valverde.

Në mungesë të merkatos në mesfushë gjatë verës dhe lëndimeve të shpeshta të Luka Modric, Fede Valverde po luan në krahë me Toni Kroosin dhe Casemiron.

21-vjeçari ka impresionuar me paraqitje dhe dalëngadalë po shndërrohet në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën e Zinedine Zidane.

“Nëse po luan është për diçka. Po tregon se është lojtar i rëndësishëm për të ardhmen, por edhe tani. Po luan, po ka minuta dhe po bën punë të mirë. Ajo që më impresionon është se fizikisht është shumë i mirë, i shpejt, shumë i hapur. Kur i duhet të shkojë për top, defensivë apo ofensivë, ai e bën pa hezituar”, deklaroi Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...