Parregullsitë e djeshme, hije e keqe për Kuvendin e ri

PUBLIKUAR

parregullsit-euml-hije-e-keqe-p-euml-r-kuvendin-e-ri_hdKryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa, ka nisur të premten me punën e tij të re. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një ditë më parë u zgjodh kryetar i Kuvendit, në seancën konstituive, në të cilën, sipas vëzhguesve të punës e Kuvendit, ka pasur shkelje të Rregullores së Punës.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi tash ka një udhëheqje të re, pavarësisht parregullsive që e kanë përcjellë seancën konstituive.

“Absolutisht po, unë mendoj që tani organet janë të zgjedhura, pa çka se nuk është kompletuar kryesia e Kuvendit. Ata të cilët të enjten morën votat, disa nga ta me 2/3 votave, mendoj se sot u është dita e parë e punës së tyre në Kuvendin e Kosovës”, thotë Selmanaj.

Analisti i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se partitë politike, në veçanti ato të grupeve më të mëdha, më shumë kanë bërë përpjekje për ta penguar tjetrin që të udhëheq me institucione, se sa që kanë reflektuar qasje për të udhëhequr vetë.

“Të dy kampet kanë rrezikuar shumë dhe nuk e di pse nuk janë ulur të bisedojnë për procedurat apo të pajtohen për procedurën e konstituimit dhe përzgjedhjen e përfaqësuesve të institucioneve”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Ai kritikon edhe bllokun opozitar se nuk ka vepruar në mënyrë ligjore, derisa në një farë forme, siç thotë ai, i ka pasur të sigurta votat. Për më tepër, Rashiti thotë se zhvillimet, të cilat ndodhën në seancën e 17 korrikut, do të mbesin si një plagë në jetën politike.

“Deri në një vendim të Gjykatës Kushtetues duhet të funksionojë Kuvendi, por nuk e besoj se do të funksionojë”, konsideron Rashiti.

SHIKO MË SHUMË

Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.74, benzina 1.43

Çmimi i naftës në Kosovë është ulur për një cent krahasuar me ditën e...

Tragjedia në Malishevë, Haxhiu i shpreh ngushëllime familjes: Lutemi të gjeni forcën për ta përballuar këtë humbje

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d Presidente, Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me tragjedinë në...

Tragjedi në Malishevë: Tre persona gjenden pa shenja jete pas zjarrit në një banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur...