Po vazhdon zgjerimi i instalimit të kamerave të sigurisë në rrugët e qytetit të Lipjanit si dhe në fshatin Grackë, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.
Një projekt i tillë është implementuar edhe në vitin e kaluar duke u vendosur kamerat e sigurisë në rrugët më të frekuentuara të qytetit, dhe në rrugët e tjera afër sheshit “Adem Jashari”, në Lipjan, thuhet po ashtu në njoftim.





