Talenti i Real Madridit: Çdo gjë po ndodh shumë shpejt, por jam i lumtur

PUBLIKUAR

Rodrygo Goes e shijoi debutimin si titullar në La Liga të mërkurën mbrëma duke e shënuar golin e parë në fitoren e thellë të Real Madridit 5:0 kundër Leganes në Santiago Bernabeu.

Braziliani 18-vjeçar thotë se nuk mund ta besojë sesi kanë shkuar gjërat për të këtë sezon, duke e pranuar se ato po lëvizin më shpejt seç kishte pritur, transmeton Gazeta Express.

‘E vërteta është se jam i lumtur me gjithçka. Çdo gjë po shkon shumë shpejt. Nuk është siç prisja unë, por jam i lumtur”, tha Rodrygo pas ndeshjes.

“Nuk ka rëndësi në cilën pozitë luaj, në të djathtë apo në të majtë. Nuk kam preferenca. Sot e nisa në krahun e djathtë pastaj ndërrova pozitë me Hazardin. E shijoj kudo që luaj”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...