Milani përsëri sytë kah Lovreni i Liverpoolit

PUBLIKUAR

Milani do të bëjë përpjekje të reja për ta transferuar mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, pas lëndimit të Mattia Caldaras.

Caldara nuk ka luajtur futboll për Milanin pothuajse fare që prej se iu bashkua nga Juventusi në verën e 2018-es për 35 milionë euro. Ai është duke vuajtur nga lëndime të ndryshme në vitin e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lëndimet kanë bërë që ai t’i bëjë vetëm dy paraqitje për Milanin.

Tuttosport raporton se nëse Caldara nuk jep garanci për gjendjen fizike, Milani do ta kërkojë përsëri Lovrenin.

Kuqezinjtë u përpoqën ta transferojnë kroatin gjatë verës, në një garë me Romën, por në fund ai zgjodhi të qëndrojë në Liverpool.

Megjithatë, Lovren e ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jurgen Klopp që prej sezonit të kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...