Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 24-të

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 24-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje.
Fillimisht drejtori për Gjeodezi Katastër dhe Pronë Sefer Tasholli, ka propozuar vendimin për shpalljen e interest publik për shpronësim të paluajtshmërive.


Ndërsa, Kryetari i komunës Imri Ahmeti ka paraqitur raportin e punës së Zyrës së kryetarit dhe Drejtorateve Komunale për periudhen Janar-Qershor, ku ka theksuar se duke u bazuar në parametrat matës gjatë peiudhës së parë të vitit 2019 tregojnë se do të përmbyllim edhe një vit të suksesshëm, duke u nisur nga të hyrat të cilat jemi të bindur se do e tejkalojmë planifikimin po ashtu edhe me shpenzimin e buxhetit besojmë që deri në fund të vitit do të jetë në nivelin e dëshiruar, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti gjatë shpalosjes së këtij raporti.
Po ashtu gjatë punimeve të këtij Kuvendi është raportuar edhe për shpenzimet e periudhës Janar –Shtator, njofton Komuna.


Ndërsa, asambleistët e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, kanë shqyrtuar dhe aprovuar edhe Vendimin për organizimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e këshillave dhe kryetarëve të këshillave lokale, propozim Vendimin për formimin e komisionit për koordinimin e procesit të zgjedhjeve të këshillave lokale, propozim Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transportin e udhëtarëve me automjete taxi 15.Nr.011-29428 të datës 02.05.2019 si dhe propozim Vendimin për miratimin e planit orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2020.

Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: 1 person, standing, child and indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...