Si ndërroi mendje Kryeprokurori brenda pak ditësh se kush duhet t’i vazhdojë hetimet për rastin Dehari

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Zyrtarë nga Prokuroria e Shtetit mëngjesin e së mërkurës kanë njoftuar se hetimet për rastin e vdekjes së ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që nga sot do t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë Por, në ditën kur familja Dehari kishte marrë raportin nga ana e Prokurorisë së Prizrenit (24 tetor), familja e Astrit Deharit kishte kërkuar që hetimet të tërhiqen nga ana e prokurorisë së Prizrenit. Megjithëkëtë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, kishte deklaruar se Prizreni do t’i vazhdojë hetimet dhe se për shkak të kompetencave territoriale, lëndën nuk mund ta marrë ndonjë Prokurori tjetër.

Gentiana HASANI

“E njëjta prokurori do ta hetoj rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtar me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u  shpreh kryeprokurori Lumezi”, kishte deklaruar kryeprokurori Lumezi më 24 tetor.

Ai më pas kishte reaguar duke e përmirësuar pjesën  e deklaratës që i referohet ndihmës ndërkombëtare, por se kush do ti bëjë hetimet nuk kishte ndryshuar asgjë.

Sidoqoftë  nga zyra e Lumezit sot ka ardhur një njoftim tjetër. Përmes një komunikate për media, Kryeprokuroria njoftoi  se rasti i Deharit, do të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Gjithë kjo, sipas Lumezit u bë pas deklaratave të familjes Dehari, të cilët vazhdimisht përmes mediave kanë kërkuar që hetimet të zhvillohen nga niveli qëndror i Prokurorisë e të hiqen nga Prizreni.

“Pas analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjorë, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu, në njoftimin e kryeprokurorisë thuhet se bartësi i kësaj lënde autorizohet të kërkoj që i tërë rasti penal të bartet nga Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prizren në Drejtoratin Qendror të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Më 24 tetor Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria tha se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Me këtë konstatim, Prokuroria e ktheu rastin në hetim, pas përfundimeve të mëparshme se bëhej fjalë për vetëvrasje.

E bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria konfirmon se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Me këtë konstatim, Prokuroria e kthen rastin në hetim, pas përfundimeve të mëparshme të prokurorisë se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Megjithëkëtë, raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë E180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasje e z. Dehari Astrit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në konkluzionin e Ekspertizës së ardhur nga Zvicra.

Avokati dhe Familja e Deharit e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është vrarë.

Astrit Dehari ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Ka vdekur 78 ditë pasi ishte arrestuar derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të VV’së është kthyer në rigjykim por ende s’është caktuar./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...