Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Metro.
Në qytetin e Lipjanit, Vitisë, Ferizajt dhe Rahovecit policia njofton se ka pasur dhunë në familje dhe lëndime të lehta trupore.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës për katër rastet e dhunës:
Lipjan 28.10.2019, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër/K shqiptare (bashkëshorten e tij). Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Viti 28.10.2019, 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull /K shqiptar (djalin e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ferizaj 27.10.2019-12:00. Me 28.10.2019 viktima mashkull K/Shqiptar, ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti një ditë më parë ishte keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij. Dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rahovec 28.10.2019-08:30. Ankuesja femër K/ Shqiptare raporton se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë në familje, ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tij, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./gazetametro.net


