Juventusi e Interi interesohen për Vertonghenin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi belg po e kalon vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin, nga i cili pritet të largohet

Jan Vertonghen është duke e kaluar sezonin e tij të fundit në Tottenham, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësit belg do t’i skadojë kontrata në fund të edicionit, prandaj ai prite të largohet nga nënkampioni evropian.

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për përfaqësuesin belg nuk po mungon.

Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit 32 vjeçar, njofton “Calciomercato”.

Tottenhami mund ta shesë futbollistin gjatë janarit për të mos e humbur pa para verën e ardhshme.

Mirëpo, duket se Juve e Interi preferojnë më shumë ta marrin atë “gratis” në fund të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...