Cristiano Ronaldo iu ka dhuruar këpucë futbollisteve të reja të Kombëtares së Portugalisë si dhe i ka dërguar mesazh mahnitës.
Grupmosha U-17 e femrave të Portugalisë derisa kanë përfituar dhurata nga Ronaldo, ato synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’, i cili mbahet në Estoni, shkruan Zëri.info.
Super-ylli i Serie A iu dhuroi nga një palë këpucë ‘Nike Mercurial’ atyre si dhe një letër për t’i motivuar ato para ndeshje ndeshjeve eliminatore që zhvillohen në muajin nëntor.
Grupmosha U-17 i pranoi dhuratat dhe postuan fotografi në ‘Instagram’ me këpucët e tyre të reja.
Ronaldo më pas shkroi: “Ju dërgova këto këpuca me shpresën se do t’iu ndihmojnë në ëndrrën e juaj”.
“Kur isha fëmijë, isha i thjeshtë, por kisha ëndërra të mëdha. Ia dedikova tërë jetën time futbollit, kështu që ishte e rëndësishme”, thuhet në mes të tjerash në mesazhin e portugezit./Zëri.info


