Guardiola: “Kur e pash Messin, e dija se Barcelona do të fitonte gjithçka me të”

PUBLIKUAR

Guardiola s’kishte asnjë dyshim, sapo e pa Messin të luajë vite më parë, e kuptoi se më të në fushë, Barça do të përjetonte epokën më të mirë në histori. Ashtu edhe ndodhi, me Messin në skuadër, Barcelona deri më tani ka fituar 35 trofe.

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se sapo e kishte parë Lionel Messin duke luajtur për herë të parë, ai e dinte se klubi do të ‘fitonte gjithçka’.

Guardiola, tani trajner i Manchester City, ka udhëhequr Barcelonën në 247 ndeshje, ka fituar tre trofe të La Ligës, dy herë Kupën e Mbretit, dy herë trofeun e Champions Leagues, dhe shumë e shumë trofe të tjerë.

2009; Leo Messi duke festuar golin me koke qe shenoi ne finale te Liges se Kmapioneve kunder Manchester United

Nën urdhëratë e Guardiolës, Messi shumicën e ndeshjeve i ka luajtur si 9-sh fals dhe nisi t’i rrisë numrat në mënyrë impresionuese.

2009: Leo Messi dhe Guardiola pas het-trikut në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Real Madridit

Pa Guardiolën, ai kishte shkuar në 17 gola në sezon, me të ardhur Guardiola – Messi përfundoi sezonin e parë me 38 gola, të dytin me 47 dhe të tretin me 53. Kurse më pas, pjesa tjetër është histori, ka shënuar disa sezone mbi 50, 60 dhe ka shkuar edhe mbi 70 gola – shifra vërtetë të frikshme.

Messi, gjatë një ndeshje në La Liga me Barcelonën në sezonin 2009/10, edicioni i dytë me Pep Guardiolën

“Veçse më kishin thënë disa nga klubi se ka shumë lojtarë të mirë në ekip. Më thanë se është një djalosh shumë i ri, por që shënon shumë gola dhe është shumë i mirë”, tha Guardiola për “Radio Catalunia”.

“Nuk e njihja dhe një ditë e pash atë me babain e tij në dyqanet e NIKE. E pash, dukej i vogël dhe i turpshëm dhe mendova: ‘A është ky aq i mirë sa edhe thonë?’.

Leo Messi, bashkë me Cesc Fabregas dhe Gerrard Pique në akademinë e Barcelonës

“Nisëm prasezonin në Skoci, fituam 6-1, 5-0 dhe ai shënonte tre gola për ndeshje. Dhe menjëherë mendova, me të, ne do të fitojmë gjithçka”, deklaroi mes tjerash Guardiola.

Ashtu edhe doli, sepse në epokën e Messit, Barcelona ka fituar 35 trofe, veçuar katër herë Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...