Pereyran nuk e shqetëson dominimi i Interit

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Roberto Pereyra, pranoni se Interi dhe Roma janë klubet më të forta momentalisht, por ky është vetë fillimi dhe ka shumë deri në fund.

Bianconerët më në fund fituan ndeshjen e parë këtë sezon kundër Genoas, por edhe me këtë fitore ata janë tetë pikë larg vendit të parë.

“Interi është duke bërë shumë mirë, ata janë në krye të të tabelës. Pastaj edhe Roma është duke luajtur mirë, por ne do të shohim se çka do të sjell fundi”

”Ky është vetëm fillimi dhe në klubin tonë ende ka dëshirë për të fituar dhe për të përfunduar mbi të gjithë”, ka thënë Pereyra për Sky.

Zonja e Vjetër ka katër pikë në këtë sezon dhe aktualisht gjendet në vendin e 13. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...