Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan dje në ora 16:50 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mjet i mprehtë (thikë).
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia Kosovës.


