Irving debuton me 50 pikë te Nets, por e humb koshin për fitore

PUBLIKUAR

Kyrie Irving i shënoi 50 pikë për të thyer rekord në debutimin e tij me Nets, mirëpo e humbi baraspeshën dhe e humbi një goditje që i lejoi Mennesota Timberwolves ta fitojnë ndeshjen me rezultat 127:126 në Brooklyn, të mërkurën.

Karl-Anthony Towns i shënoi 36 pikë dhe i bëri 14 kërcime për Minessotan, ndërsa Andreë Wiggins e përfundoi ndeshjen me 21 pikë, përfshirë këtu edhe një kosh shumë të rëndësishëm afër fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Irving e kishte topin në duar me mundësinë për ta siguruar një fitore në debutimin e tij mbresëlënës. Ai e la kohën të kalonte dhe kur u afrua fundin e filloi vrapin, por e humbi baraspeshën afër vijës së trepikëshit. Ai u kthye duke dribluar dhe e gjuajti topin, por nuk shënoi.

Irving e theu rekordin e Kiki Vandeweghes për më së shumti pikë të shënuara nga një lojtar në ndeshjen e tij të parë me një klub të ri. Vandeweghe i kishte shënuar 47 pikë për Portland më 27 tetor 1984.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...