River Plate e arrin finalen e Copa Libertadores

PUBLIKUAR

Kampioni në fuqi i Copa Libertadores, River Plate, do të jenë sërish në finalen e këtij turneu, përkundër që pësuan disfatë me rezultat 1:0 kundër rivalit të përjetshëm, Boca Juniors, në ndeshje përballje të tensionuar në “La Bombonera”.

Duke luajtur me të njëjtën skuadër si në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Marcelo Gallardo kishte shpresuar se skuadra e tij do të arrinte rezultat të ngjashëm me fitoren 2:0 kundër Boca Juniors edhe në ndeshjen kthyese, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, dëshira e tij nuk u realizua, pasi që Boca Juniors arriti ta fitojë ndeshjen kthyese me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar nga Hurtado në minutën e 81-të të ndeshjes. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për Juniors, pasi që River Plate u kualifikua në finale falë rezultatit të përgjithshëm.

River tani do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që do të zhvillohet në Maracena mes Gremios dhe Flamengos. Rezultati në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave ishte 1:1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...