Ahmeti: Për t’u formuar koalicioni nuk duhet të ketë as kushtëzime as imponime

PUBLIKUAR

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i ftuar në Pressing ka thënë se LDK’ja nuk duhet ta luaj rolin e atij që kushtëzon për lidhjen e koalicionit me Vetëvendosjen, e megjithatë edhe Vetëvendojse duhet të sillet siç i takon sepse po flitet për një rezultat tepër të ngushtë.

“LDK’ja nuk duhet luaj rolin e atij që kushtëzon në negociata për formimin e koalicionit me VV’në”, është shprehur Ahmeti.

E megjithatë, Ahmeti tha se edhe Vetëvendosje duhet të sillet ashtu siç i takon për shkak të rezultatit.

“Mendoj se edhe fituesi duhet të sillet në rolin ashtu siç i takon, sepse po flasim për një rezultat tepër të ngushtë”, ka thënë Ahmeti.

Për formimin e koalicionit VV-LDK, kreu i Lipjanit tha se nuk duhet të ketë as imponime as kushtëzime.

“Nuk duhet të kemi as imponime dhe as kushtëzime nga asnjëra palë, sepse nuk prodhohen situata të mira politike. Nuk duhet kontaminuar klima bashkëpunuese”, shtoi kryetari i Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...