Favoritët për ta fituar Topin e Artë 2019, sipas fituesit aktual Modric

PUBLIKUAR

Luka Modric mendon se këtë vit janë katër favoritë të ngushtë për ta fituar Topin e Artë, çmim të cilin e mban aktualisht vetë mesfushori kroat.

Ylli i Real Madridit është protagonist i edicionit special të revistës “France Football”, që i kushtohet Topit të Artë 2019, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse mesfushori kroat, fitues i këtij çmimi më 2018, nuk është në mesin e 30 të nominuarve për këtë vit, ai i ka shpalosur favoritët e tij për ta fituar Topin e Artë 2019.

“Mendoj se këtë vit do të jetë e vështirë. Ama për mua janë katër emra që veçohen: Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah”, tha Modric.

“U uroj fat të mbarë”, shtoi kroati.

Topi i Artë do të ndahet në Paris më 2 dhjetor.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...