Neymar e lartëson Mbappen dhe thotë se ndihet i lumtur në PSG falë blerjeve të reja

PUBLIKUAR

Neymar ka këmbëngulur se ndihet i lumtur në Paris Saint-Germain pas ardhjes së bashkëlojtarëve të rinj, siç i quan, argëtues, në klub gjatë verës.

Përfaqësuesi i Brazilit u përpoq gjatë verës ta detyrojë klubin ta kthejë në Barcelonë pas një kohe turbulente kah fundi i sezonit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet mes klubeve dështuan, duke e lënë Neymarin në një pozitë të pasigurt në Parc des Princes.

Por ai këmbëngul se gjendja është shumë e mirë tani, pjesërisht falë lojtarëve të rinj që kanë ardhur në kryeqytetin francez, bashkë me mikun e tij të ngushtë Kylian Mbappe.

Mauri Icardi, Pablo Sarabia. Ander Herrera dhe të tjerë iu bashkuan PSG-së në verë.

“Atmosfera gjithmonë ka qenë e mirë. Këtë vit kemi më shumë njerëz me të cilët është e lehtë të bisedosh dhe të kalosh mirë. Ardhjet e reja janë argëtuese, janë të përqendruar dhe janë lojtarë të mirë”, tha Neymar.

“Me Mbappen është ndryshe. Ai është djalosh i jashtëzakonshëm, është gazmor, i lumtur. Pa e përmendur futbollin e tij, që është madhështor. Më të kaloj shumë mirë në fushë dhe jashtë saj”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...