Policia Kosovës ka njoftuar se dje në Lipjan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë kontrolluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit tek ta janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë, një qese substanca të dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen narkotikëve, thuhet në raport nga Policia.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu një tjetër rast ka nodhur dje në ora 13:20 në Lipjan ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka gjetur një qese të vogël substancë narkotike, një telefon celular, një mjet të mprehtë të improvizuar-thikë, katër USB dhe një shufër metali rreth 1-metër, të cilat janë konfiskuar nga njësitet policore, thuhet në raport nga Policia Kosovës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


