Policia jep detaje: Trupi i pajetë dyshohet se është i Shqipdon Aliut

PUBLIKUAR

(E plotësuar)

Policia e Kosovës për Gazetën Express ka thënë se trupi i pajetë që u gjet sot në Gadime dyshohet se është i 23-vjecarit, Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tregon se trupi i pajetë u gjet në një gropë para një ore.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30,  në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është  gjetur  një  trup i pajetë”, ka thënë Hoxha për Express.

Ai tutje tregon se ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje.

“Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale për personin  e raportuar te zhdukur me datën 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policinë te gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë  bashkëpunimin e tyre me Policine e Kosovës”, ka thënë Hoxha. /Express/


(E plotësuar)

“Është gjetur një trup pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.



(E plotësuar)

Djaloshi nga qyteti i Lipjanit, Shqipdon Aliu që është i zhdukur për më shumë se një javë dyshohet se është gjetur më në fund.

Indeksonline përmes burimeve të saja mëson se trupi i Shqipdon Aliut është gjetur në fshatin Gadime.

Ai dyshohet se është gjetur i vdekur. Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...