Tre të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Ferizaj-Lipjan

PUBLIKUAR

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën Ferizaj-Lipjan. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, raporton Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se Policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin.

“Në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...