“Messi vazhdon të mos jetë nga ky planet”

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se Lionel Messi vazhdon të mbetet në nivel më vete, përkundër humbjes së një penaltie në ndeshjen ndaj Levantes.

Argjentinasi asistoi në golin e parë të katalunasve (të realizuar nga Marc Bartra), e shënoi golin e tretë nga pika e bardhë, pastaj gjuajti mbi portë në një tjetër penalti, por në fund rregulloi gjithçka duke e vendosur rezultatin përfundimtar (4-1) ashtu si di vetëm ai.

“Fakti që humbi një penalti, prapë se prapë nuk e bën Messin njeri”.

“Ai shënoi dy herë dhe krijoi një gol tjetër. Ai nuk më duket aspak ‘njeri’”, ka deklaruar Enrique në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...