Vuçiq: Për ndërkombëtarët, Kosova është e kompletuar e pavarur dhe nuk ndahet, pikë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot rreth gjetjes së një zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Tv Pink, Vuçiq , ka përmendur edhe idenë e shumëpërfolur të korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.

Megjithatë Vuçiq ka thënë se shumë njerëz kanë dalë kundër një ideje të tillë, por shton se askush nuk ofron një ndarje të Kosovës.

“Është e lehtë për njerëzit që të thonë se jemi kundër korrigjimit dhe ndarjes. Dhe unë i pes ata se kush na ka ofruar një gjë të tillë. Fatkeqësisht, askush s’na ka ofruar një gjë të tillë, sepse sipas tyre, Kosova është e kompletuar dhe e pavarur. Pikë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Deklarata të tilla Vuçiq ka bërë edhe pas takimit që ka pasur me Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA’së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell.

Pas atij takimi madje siç kishin treguar bashkëpunëtorët e afërt, Vuçiq kishte mbajtur shënime personalisht nga ai takim, dhe më pas nuk kishte folur me stafin e tij për minuta me radhë.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...