Hadergjonaj mund t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahce?

PUBLIKUAR

Ekipi teknik i Fenerbahces ka shikuar ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi dhe kanë mbetur të impresionuar me 25-vjecarin, Florent Hadergjonaj, i cili luan te Huddersfield në Championship.

Florent Hadërgjonaj është duke u monitoruar nga disa skuadra.

E fundit duket të jetë Fenerbahce, e cila e dëshiron ta bashkojë mbrojtësin e djathtë me Vedat Muriqin në Turqi.

Sipas asaj që raporton “Hurriyet.com.tr”, ekipi teknik i Fenerbahces e ka shikuar ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi ku Hadërgjonaj luajti në sulm në krahun e djathtë, për ë bërë paraqitje mbresëlënëse.

Hadergjonaj, i cili startoi në tetë ndeshjet e para me Huddersfield dhe luajti për 90 minuta në të gjitha, është ulur në stol në tri takimet e fundit.

Pas rënies në Championship të Huddersfield, 25-vjeçari kishte thënë se do të dëshironte të largohet për një aventurë të re dhe tashmë Fenerbahce ka nisur punën që në verë të vitit 2020 ta rrëmbejnë futbollistin e Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...