Interi i pandalshëm, lider i vetëm në Serie A (Video)

PUBLIKUAR

Interi ka vazhduar me fitore, ku ka mposhtur befasinë e deritanishme të kampionatit, Chievon.

Skuadra e Roberto Mancinit, triumfoi 1-0 si mysafirë i Chievos, duke dëshmuar formën e mirë që po kalon.

Pjesa e parë shkoi nën dominim të skuadrës lidere në kampionat Interit, ku në fund të 45 minutave u realizua edhe goli i parë.

Ishte sulmuesi fantastik, Mauro Icardi, i cili pasi kaloi edhe portierin vendas, e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-1, ndodhi kjo në minutën e 42-të.

Ky ishte goli i parë sezonal për Icardin, i cili vitin e kaluar u shpall si golashënuesi më i mirë në kampionat.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan në disa raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.

Pas kësaj fitore të shënuar, Interi vazhdon të mbetet në krye të Serie A, me pikët maksimale nga katër ndeshjet të luajtuara 12 sosh.

Ndeshjen e radhës ‘Neroazzurrët’, do ta zhvillojnë si vendas ndaj Veronës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...