Menaxheri i Hysajt paralajmëron si shqiptari do t’i bashkohet Romës

PUBLIKUAR

Mario Giuffredi, menaxheri i yllit të Napolit, Elseid Hysaj, i ka bërë thirrje klubit napolitan të pranojë të negociojë për kalimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar në Romë.

Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ishte afër largimit nga Napoli në verë dhe tani pas lëndimit serioz të Davide Zappacostas, flitet se ai do të kalojë në Romë, transmeton gazeta Express.

Giuffredi zbuloi se në verë kishte biseduar me drejtuesit e Romës për Hysajn.

“Ka pasur bisedime me Romën në verë, por i ndaluam ato kur nisi sezoni. Ama ne ende e pëlqejmë Romën”, tha Giuffredi.

“Mendoj se është në interes të Napolit të negociojë me Romën për transferimin e tij në janar, sepse rrezikon ta humbasë Hysajn falas në verën e viti 2021, kur i skadon kontrata. Meqë Napoli ka qenë thelbësor në karrierën e Hysajt, ne nuk duam të largohemi pa asnjë qindarkë”, shtoi ai.

Në verë, Atletico Madrid, Juventus dhe Tottenham treguan interesim për Hysajn.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...