Pesë fytyra të reja në stërvitjet e Real Madridit, mungon Bale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Skuadrës së Real Madridit, për stërvitjen e sotme, sot iu bashkuan edhe Thibaut Courtois, Eden Hazard, Casemiro, Eder Militao dhe Areola, përderisa s’pati asnjë shenjë të Raphael Varanes e Gareth Bale punoi ndaras grupit, shkaku i lëndimit që e pësoi kundër Uellsit.

Real Madridi e kompletoi sot seancën e tretë stërvitore të javës, mirëpo të parën me shumicën e skuadrës së bashku, pasi që pjesa më e madhe e lojtarëve kishin qenë me ekipet kombëtare gjatë ditëve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Ata i kompletuan stërvitjet me pesë fytyra të reja, pasi që dyshja Courtois dhe Hazard u kthyen në skuadër, bashkë me Areolën, Casemiron dhe Militaon. Dy të parët e luajtën ndeshjen e fundit të dielën, mirëpo i morën dy ditë pushim. Ndërsa dy të fundit gjithashtu e luajtën ndeshjen e fundit të dielën, mirëpo udhëtuan nga Singapori në Madrid të hënë në mbrëmje, para se ta shijonin pushimin edhe të martën.

Areola nuk e luajti asnjë minutë në ndeshjet e ekipeve kombëtare, mirëpo arriti në Madrid të hënën në mbrëmje gjithashtu dhe e pati pushim edhe të martën.

Në anën tjetër, Varane nuk u stërvit me skuadrën të mërkurën dhe mund ta marrë pushim edhe nesër, pasi që Real Madridi nuk ka bërë të ditur se si qëndron situata e tij.

Gareth Bale u stërvit ndaras skuadrës së Real Madridit pasi që u lëndua gjatë ndeshjes me ekipin kombëtar të Uellsit. Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, bëri të ditur se lojtari ishte trajtuar nga stafi mjekësor për ngërçe, mirëpo Bale ka munguar në dy seancat e fundit, gjë që zakonisht nuk ndodh në rastet e ngërçeve.

Zidane i fitoi për këto stërvitje edhe disa lojtarë nga grupmoshat e Real Madridit – si Altube, Chust, Javi Hernández, Guillem, Ayoub, Blanco, Pablo Ramon dhe Esteban – me qëllim për të pasur më shumë aktivitet në seanca.

Këta lojtarë, nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, janë duke u përgatitur për ndeshjen kundër Mallorcas, që do të zhvillohet në Son Moix të shtunën në orën 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...