Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen në vitin 2020, ndërsa 31 vjeçarja ja vendosur të kandidoj dhe këtë e ka bërë të ditur vet ajo në rrjetin social Instagram.
‘E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më me gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur’, thotë Ava në videon e publikuar.
Në platformën elektorale, Karabatic ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.


