“I lumtur për fitoren dhe që e mbajtëm portën e paprekur”

PUBLIKUAR

Amir Rrahmani është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 kundër Malit të Zi në “Fadil Vokrri” dhe që “Dardanët” e mbajtën portën e pa prekur.

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta, por vetëm dy herë realizoi në portën e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

“Të them të drejtën u gëzova shumë për rezultatin dhe që nuk pësuam gol, sepse ka shumë ndeshje që kemi pësuar gol, Mirë që nuk pësuam gol”, tha Rrahmani.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...