Cardi B bën lëvizje provokuese në bikini për bashkëshortin

PUBLIKUAR

Cardi B ka treguar anën e saj striptiste për një vallëzim të nxehtë për bashkëshortin e saj në pushimin e ditëlindjes.

Reperja Cardi B ka festuar gjatë fundjavës ditëlindjen e saj të 27-të në një pushim luksoz me bashkëshortin e saj, Offset.

Cardi ka pasur një javë të bukur të ditëlindjes ndërsa pushimet me Offset ishin qershia mbi tortë, si për ta ashtu edhe për fansat dhe ndjekësit e çiftit.

Gjatë gjithë kohës dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale edhe momentet intime mes veti, e sidomos videot ku Cardi shihet duke kërcyer e duke vallëzuar për Offset me lëvizje provokuese, shkruan Gazeta Express.

Në njërën nga videot ajo vallëzon në bikini shumë të hollë që i zbulojnë të gjitha tatuazhet që i ka në të pasmet, ndërsa kërcen me këngën hit të grupit të Offset, Migos “Bad and Boujee”.

Ndërsa ajo shihet edhe në hotelin ku po qëndrojnë, në bikini Louis Vuitton me ngjyra teksa kërcen me një tjetër këngë të Offset, teksa ai po e shijon pamjen.

Madje këtë video Cardi e ka shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...